Stano-s i vjen kundërpërgjigjja pas deklaratës së fundit – i përmenden këto ‘lëshime’ ndaj Kosovës në dialog me Serbinë!

2 months ago 11
Reklamë

Dialogu Kosovë – Serbi po vazhdon të jetë temë diskutimi për ndërkombëtarët.

Është zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se hedhja e fajit tek njëri – tjetri ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në dialog është shumë kundër-produktiv dhe në vend të kësaj të dyja palët duhet të shikojnë se çfarë nuk kanë përmbushur nga ajo që janë marrë vesh dhe të punojnë për të realizuar obligimet.

Ai ka përsëritur se pa progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, as Serbia e as Kosova nuk mund të avancojnë drejt Bashkimit Evropian.

Në raundin e fundit të dialogut në nivelin më të lartë në Bruksel, nuk ka pasur takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe sipas BE-së, Josep Borrell, Kosova nuk ishte e gatshme për këtë takim.

Ndërsa, Vuçiq ka thënë se Kurti ka kërkuar që “Serbia ta njohë Kosovën”.

Stano gjithashtu përkujtoi se të dyja palët kanë rënë dakord që integrimi i tyre evropian të lidhet me dialogun.

Kujtojmë që në mars të vitit 2023, Serbia dhe Kosova arritën Marrëveshjen e Ohrit, e cila përcakton zbatimin e marrëveshjes bazë – propozimin evropian – për normalizimin e marrëdhënieve.

Obligimet nga ato dokumente nuk janë zbatuar, si dhe obligimi i Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili ishte përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013.

Mirëpo sa e drejtë është kjo deklaratë e Stanos kur e dimë që BE ka anuar gjithmonë ndaj Serbisë?

Mehmeti: Deklarata e z. Stano do të ishte krejtësisht me vend nëse do i drejtohej vetëm Serbisë

Image

Faton Mehmeti

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Faton Mehmeti.

Ai thotë se deklarata e Stanos nuk është e drejtë, për faktin se BE ka mbajtur gjithmonë anen Serbisë.

“Relativizimi i të dy palëve brenda kontekstit të njëjtë të fajësisë vetëm sa i jep Serbisë avantazh”, thotë analisti.

“Deklarata e z.Stano do të ishte krejtësisht me vend nëse do i drejtohej vetëm Serbisë tek pjesa e “kundër-produktivitetit”, sepse ajo është fajtore pse nuk ka produkt, rezultat.

Realtivizimi i të dy palëve brenda kontekstit të njëjtë të fajësisë vetëm sa i jep Serbisë avantazh. Ky avantazh përkon me faktin se ajo nuk fajësohet për sulmin në Banjskë, për mos nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit, për degradim edhe të atyre marrëveshjeve të arritura”, u shpreh ai.

Më tej, analisti sugjeron që Stano të jetë më i drejtë në raport me dialogun Kosovë – Serbi.

“Kështu që, z.Stano duhet të jetë më i drejtë në gjykim, ndryshe asnjëherë nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare nën ndërmjetësimin e BE”, foli analisti Mehmeti për “Bota sot”.

Duhanaj: Sot në të gjitha raportet qoftë nga BE, qoftë nga SHBA, Kosova është në qendër të kritikave

Image

Leon Duhanaj

Ndërsa analisti tjetër politik, Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shprehet që Kosova në dialog tash e një kohë ka negoicuar me ndërkombëtarët dhe jo Serbinë.

“Për sa i përket dialogut, apo negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, filluar nga Rambuje e tutje, asnjëherë nuk kishte për t ‘ndodhur pa komunitetin ndërkombëtar (SHBA, BE, gjegjësisht QUINT). Pra, që nga Rambuje e tutje, Kosova ka negociuar me organet ndërkombëtare, e jo me Serbinë. Edhe në kuadër të dialoguar  të Brukselit, roli zyrtar i palëve fasilituese, ndërmjetësuese, nuk duket vendimtarë,  por në fakt është. Sepse çdo e arritur mbështetet nga  ndërmjetësuesit, ose  ndryshe nuk ndodhë”, shpjegoi analisti.

Në bisedë e sipër analisti thotë që Kosova ka luajtur rol konstruktiv dhe si e tillë është cilësuar e trajtuar në bisedime.

“Kosova edhe në ketë proces, negociatat i ka bërë me BE-në, përderisa takimet me palën serbe, kanë qenë të stisura por pa shumë klimë bashkëpunimi. Në këto bisedime - negociata, Kosova ka luajtur rol konstruktiv dhe si e tillë është cilësuar e trajtuar. Për fat të keq, me ardhjen e Qeverisë Kurti, disa parime bazë të shqiptarëve, e që ishin konsensuale, u shkelen, u prishen”, foli ai.

Në fund, analisti thekson që zgjatja e dialogut nuk i përshtatet asnjërës palë.

“Sot në të gjitha raportet qoftë nga BE, qoftë nga SHBA, Kosova është në qendër të kritikave, si palë destruktive në proces  dhe që bashkëpunimi  bëhet gjithë. Natyrisht që nga Petar Stano, dalin kritika, sepse  palët në dialog, nuk janë konstruktive dhe se zgjatja e gjendjes  "status quo", nuk i shkon fare për shtati dialogut, e aq me pak në interes të Kosovës. Prandaj konsideroj se çdokush që në një mënyrë, apo tjetrën, saboton ketë dialog, nuk është në shërbim, të Kosovës, qoftë ai edhe vetë Kryeministri i vendit”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

Read Entire Article