Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur të martën se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç më 19 korrik në Bruksel.
Më 12 korrik, Vuçiç e ka bërë të ditur se i ka dërguar NATO-s letër zyrtare me kërkesë që ta takojë shefin e këtij institucioni.
Temë e bisedimeve besohet se do të jetë situata në Kosovë.
Stoltenberg dhe Vuçiç do të takohen në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes të krynegociatorëve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviçit.
Më 11 korrik, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është pajtuar me Kosovën në marrjen e disa hapave për uljen e tensioneve në veri.
Top Channel