Studimi: Uji në shishe përmban mesatarisht çerek milion copa nanoplastikë të padukshme! Mund të shkaktojnë kancer

10 months ago 29

Studuesit kanë vërtetuar se uji në shishe plastike përmban më shumë kimikate të dëmshme të cilat shkaktojnë kancer.

Një litra ujë në shishe përmban gati një çerek milioni copa të padukshme nanoplastike, sipas një studimi të ri.
Shkencëtarët kanë supozuar prej kohësh se shishet plastike mbartin sasi të mëdha të copave mikroplastike por ata kurrë nuk e dinin se sa dhe çfarë lloji.

Studiuesit në universitetet e Kolumbisë dhe Rutgers në SHBA përdorën një mikroskop me lazer të dyfishtë për të zbuluar dhe kategorizuar grimcat për herë të parë.

Ata morën pesë mostra, prej tre markave të zakonshme të ujit në shishe, dhe zbuluan se nivelet e grimcave varionin nga 110,000 në 400,000 për litër mesatarisht në rreth 240 000 grimca.

Në studimet e mëparshme shkencëtarët kanë parë mikroplastikë në shishet e ujit, grimca pak më të mëdha që variojnë nga pesë milimetra të dukshme në një mikron.

Rreth 10 deri në 100 herë më shumë nanoplastikë se mikroplastikë u zbuluan në mostrat e ujit në shishe, zbuloi studimi.
Naixin Qian, një kimist nga Kolumbia tregoi se pjesa më e madhe e plastikës vjen nga vetë shishja dhe filtri i membranës së osmozës që përdoret për ta mbajtur jashtë ndotësve të tjerë.

Top Channel

Read Entire Article