Stuhi dhe reshje të dendura në Vlorë/ Gazetari jep detaje: Disa banesa u përmbytën, në 90 përqind të shtëpive mungon energjia. Pritet përmirësim…

1 month ago 23

Të tjera detaje mësohen rreth situatës së motit në qytetin bregdetar të Vlorës, ku janë raportuar më herët stuhi e reshje të dendura shiu.

Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live në News 24 tha se situata është pak më e qetë se më herët. Ai tha se disa banesa janë përmbytur. Gazetari shtoi se në 90 përqind të shtëpive mungon energjia elektrike, duke thënë se pritet përmirësim i kushteve të motit.

Enrik Mehmeti: Situata është normalizuar disi. Reshjet e shiut tani janë më të pakta, reshjet janë tërhequr. Disa banesa janë përmbytur. Në 90 përqind të Vlorës mungon energjia elektrike.

Vetë qytetarët janë angazhuar edhe personalisht, që të izolojnë ujin. Situata në orët në vazhdim sipas sinoptikanëve pritet që të ketë përmirësim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article