Suarez shkon tek Inter Miami

10 months ago 18
23:30 23/12/2023

Firmos për sezonin 2024, bashkohet me Messi-n

Luis Suarez është sulmuesi i ri i Inter Miami. Uruguajani është tejet i lumtur për klubin e ri ku do të jetë sërish bashkë me ish-shokun e tij tek Barcelona, por mbi të gjitha një mik i mirë si Lionel Messi.

Veç tij, në klubin e David Beckham  ai do të gjejë edhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba, me të cilët fitoi katër tituj të La Liga në pesë vjet. Suarez dhe Messi ishin pjesë e treshes së famshme sulmuese të Barçës, së bashku me sulmuesin brazilian Neymar.

Sezonin e fundit Suarez luajti tek skuadra braziliane Gremio, ku shënoi 26 gola në të gjitha garat, duke e çuar skuadrën në dy trofe këtë vit.

Në gati dy dekada që ka luajtur futboll Luis Suarez ka shënuar më shumë se 500 gola për klubet dhe kombëtaren e Uruguajit.

Miami fitoi Kupën e Ligës në 2023 pas ardhjes së Messi-t, por nuk u kualifikua në “play-off” të Kupës MLS. Sezonin 2024 për ta, do të nisë më 21 Shkurt në shtëpi, kundër Real Salt Lake. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article