“Suksesi është kolektiv, përgjegjësitë individuale”, Spiropali nga Kongresi i PS ironizon opozitën: Ndjellin kob e mort, kurdisin sahatin me akrepat e ‘97-ës

10 months ago 8

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e para që mori fjalën në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së, nuk i kurseu ironitë për opozitën.

“Suksesi është kolektiv, përgjegjësitë individuale. Disa sillen si pirromanë në Kuvend, disa e djegin. Sa herë ka ballafaqime elektorale, ata do të humbin, ne do të fitojmë. Ne nuk na ndan prej tyre barrikada nuk na ndikon mos të shohim flakadanët që ndezin në Parlament. Ne jemi institucion lirie, ata i marrjes peng të institucioneve. Ata po i tmerron frika e orës së të vërtetës. Filozofia e tyre shkon në krah të kundërt me vullnetin e shqiptarëve, ndërkohë ata e kurdisin sahatin e tyre me akrepat e 97. Asnjë lider tjetër sa Edi Rama dhe PS, nuk është treguar aq i aftë dhe kaq këmbëngulëse në praktikat e korrigjimit. Kundërshtarët tanë dinë vetëm të humbasin.”, tha Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article