Suksesi i Carlos Tevez si trajner

11 months ago 19
Reklamë
19:40 01/10/2023

Vetëm rezultate pozitive në drejtimin e Indipendiente

Carlos Tevez i cili si futbollist arriti në majat e futbollit europian dhe botëror po shijon sukseset e para në karrierën e trajnerit. Prej emërimit të tij në krye të Independiente në Argjentinë, skuadra ka patur vetëm rezultate pozitivë.

I fundit ishte suksesi 2 – 0 në derbin e Avellaneda në fushën e Racing Club. Kjo fitore jep më shumë shpresë në garën për një vend në aktivitetet ndërkombëtare për klube në Amerikën e Jugut. Ecuria pozitive ka emocionuar lojtarët, të cilët ndërprenë konferencën e Carlos Tevez.

Një gëzim i justifikuar, pasi para emërimit të Tevez rezultatet ishin të dobëta. Carlos Tevez ka drejtuar më herët Rosario Central po në ligën e parë të Argjentinës, një aventurë e mbyllur në pak muaj.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article