“Suksesi me turizmin”/ Rama: Jemi konkurrues me aeroportin e Beogradit, mund ta kapërcejmë

1 year ago 22
Reklamë

Është mirë të mos e lëmë pa përmendur faktin që këtë vit Shqipëria po përjeton sezonin e një kthese historike që është rezultat i shumë përpjekjeve të bëra dhe kurorëzim I një faze të re transformimi për turizmin që ka nisur kohë më parë me programin për transformim dhe shumë investimeve që janë bërë në fushën e turizmit. Sot shohim frutet e para domethënëse dhe sot e shohim si një rrugë për të ardhmen. Shqipëria do të jetë kampione absolute në Ballkanin Perëndimor për turizmin. Shirat flasin në mënyrë të jashtëzakonshëm për afrimin edhe me Greqinë.

Ne ndërkohë mendoj që duhet nënvizuar së paku një element që është aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishëm me ndryshimin e koncesionarit dhe investimet që janë bërë në aeroport Rritja e pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe sot jemi në kushtet ku mund të themi pa nguruar se kemi konkurrues me aeroportin e Beogradit dhe me shumë gjasë mund ta kapërcejmë.

Faktikisht kemi shumë optimizëm që do të kemi numër të konisderueshëm me rritjen e numrit të turistëve ku ka më shuëm se 200 fluturime në ditë. Paralelisht me ketë dua të sjell në vëmendje performancën shumë të mirë të mbrojtjes civile për menaxhimin e sukses dhe reduktimin maksimal të dëmeve potenciale të zjarreve. Dua të sjell në vëmendje performancën maksimale të policisë së shtetit, kemi një rezultat shumë domethënës dhe shpresëdhënës. Gjykatat e vendit do të jenë në rëndësinë e tyre ligjore dhe të japin dënimin e merituar për këta barbarë të verbër që cënojnë pasurinë e gjeneratave të tëra. Janë rrëqethëse rastet ku Gjykata në vende të caktuara as nuk i kanë hapur çështjet fare. Kodi penal parashikon një dënim deri në 15 vite heqje lirie për zjarrvënës.

Besoj që së shpejti në fillim të vjeshtës do i japim qytetarëve rezultatin e parë të kësaj risie me futjen e sistemit të komunikimit të drejtpërdrejtë virtual në portalin e-albania ku nuk do te ketë më nevojë të presin për përgjigje sepse operatori me modulin e chat GPT do të jetë aty në kohë reale për të dhënë përgjigje.

Top Channel

Read Entire Article