Sulm me dronë në Ukrainë, dëme të shumta! Goditet rëndë porti me grurë në lumin Danub

1 year ago 7

Ukrainë është goditur nga një numër i lartë dronësh, të cilët kanë shkatërruar ndërtesa, përfshirë edhe portin Izmail, të mbushur me drithëra pranë lumit Danub.

Gjatë natës u raportua për 38 dronë me prodhim nga Irani që kishin në shënjestër territoret ukrainase, ndërsa vetëm 26 prej tyre u shkatërruan.

Dronët kanë goditur rëndë infrastrukturën portuale, njëkohësisht ka dëmtuar më shumë se 30 automjete.

Deri më tani nuk është shënuar për viktima, por dy shoferë mbetën të lënduar gjatë sulmit që zgjati për dy orë. Katër persona u plagosën në rajonin jugor të Khersonit, i cili po ashtu u përball me agresionin rus.

Izmail, në kufi me Rumaninë anëtare të NATO-s, është bërë një rrugë kryesore eksporti për produktet bujqësore ukrainase që nga tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e grurit.

Ajo ka qenë rregullisht në shënjestër të sulmeve ruse gjatë natës gjatë javëve të fundit.

Në shënjestër të sulmeve ishte edhe rajoni i Odesas, i cili një ditë më parë u përball me momente tmerri, për shkak të sulmeve. Dëmet përfshinin edhe vendet e grumbullimit të grurit, ende me një shifër të padeklaruar zyrtarisht.

Gjithashtu vendi i lindjes së presidentit Volodymyr Zelensky, Kryvyi Rig, u përball me shpërthime, që dëmtuan rëndë shtëpitë e banorëve vendas.

Top Channel

Read Entire Article