Sulmi në Banjskë/ Hasani: Na janë paraqitur fakte nga ndërkombëtarët që presim të bëhen publike

9 months ago 17
11:09 16/01/2024

Gjatë konferencës për media në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani lidhur me situatën e sulmit në Banjskë me 24 Shtator u shpreh se po e ndjek me shumë vëmendje.

Hasani u shpreh se janë paraqitur fakte nga ndërkombëtarët që pritet të bëhen publike.

Igli Hasani: Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe diskutime me frekuencë të lartë me partnerët ndërkombëtar. Po e ndjekim me shumë vëmendje situatën dhe na janë paraqitur fakte të cilat presim të bëhen publike, Kjo do të thotë që Shqipëria jo vetëm e ka në fokus atë që ka ndodhur me 24 Shtator në veriun e Kosovës, por vazhdon të kërkojë nxjerrjen para përgjegjësisë të të gjithë personave të implikuar. Pët këtë do të lejmë kohën e nevojshëm dhe të domosdoshme partnerëve tanë që t’i shprehin këto fakte publikisht dhe të dalin në qëndrimet që duhen mbajtur.

Ndërkohë i pyetur lidhur me draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama, ministri Hasani u shpreh se ka avancime dhe se Shqipëria do të ofrojë gjithmonë zgjidhjet më të mira për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Igli Hasani: Kam përshtypjen se kemi avancuar. Ka një pranim nga ana e kryeministrit Kurti të një formule e cila me 26 Tetor në Bruksel është vendosur në tavolinë. Shqipëria gjithmonë do të ofrojë zgjidhjet më të mira për Kosovën, të ardhmen e saj. Kushtetuta juaj ka qenë baza e atij propozimi të Tiranës dhe ne shpresojmë që çdo element i saj të jetë në funksion të së mirës dhe të ardhmes së Kosovës.

Gjithashtu ministri Hasani lidhur me ankesat e Kosovës ndaj BE u shpreh: Do të vazhdomë të jemi me vëmendjen më të madhe për atë që duhet bërë avancimin e axhendës së Kosovës në integrimin europian, por edhe për t’i përcjellë vëllezërve dhe motrave se cilat janë hapat që ne vlerësojmë se duhet të ndërmeren bazuar në eksperiencën tonë. Ky takim sot është pjesë e kësaj gjëje që ne gjithë këtë marrëdhënie ta kemi të institucionalizuar, rakorduar dhe dakordësuar në çdo hap që ne do të marrim në të ardhmen./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article