Sulmi në Banjskë, Von der Leyen: Dialogu është rruga e duhur për të ardhmen  

1 year ago 24
18:56 15/10/2023

Gjatë konferencës për media Presidentja e Komisionit Europian u pyet edhe lidhur me situatën mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit të 24 Shtatorit në Banjskë ku ajo u shpreh dhe bëri apel që rruga e vetme për zgjidhjen e kësaj çështje është vetëm dialogu mes tyre. Gjithashtu Von der Leyen foli në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit e cila ishte bazuar në planin franko – gjerman.

“Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në Shkurt dhe në Mars janë baza, themeli për pajtimin përmes dialogut të BE. Është e rëndësishme se si Kosova edhe Serbia të kthehen në tyrezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë më anën e angazhimit dhe bashkëpunimit dhe vendi i duhur është dialogu i BE sepse kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e Bashkimit Europian, pra pajtimi bashkëpunimi angazhimi tërësisht të domosdoshme dhe vendi për ta bërë këtë është dialogu i BE-së.”

Ndërkohë Rama theksoi se në këto samite nuk parashikohet zgjidhje të çështjeve bilaterale, por në programin e samitit, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon.

“Procesi i Berlinit është një proces i cili lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lirisë së lëvizjs së njerëzve, të mallrave kapitaleve dhe shërbimve. Ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e samitit që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që siç e tha presidentja, janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën obrellën e BE.”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article