Sulmi në veri të Kosovës, Erl Murati: Fajtorët duhen kërkuar në Beograd. Radoiçiçi ka mbrojtjen e…

11 months ago 15
Reklamë

Kryeredaktori i ‘Gazeta Shqiptare’, Erl Murati nga studio e rubrikës “Opinion” në News24, komentoi sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku humbi jetën efektivi i policisë, Afrim Bunjaku.

Ai u shpreh se sulmi në Banjskë nuk ishte një rebelim i momentit, por një kryengritje e përgatitur më së miri, pasi e faktuan edhe armatimet e rënda. Ndërsa në lidhje me arrestimin e ish- nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, Murati tha se ai ka mbrojtjen e presidentit serb Vuçiç dhe gjithë serbëve.

“Do ishte naivitet të besohet se Radoiçiç veproi me kokën e vetë. Ne pamë një njësi ushtarake të armatosur rëndë e cila po përgatitet për një kryengritje. Nuk kemi të bëjmë me një rebelim të momentit. Kjo njësi ishte trajnuar për këtë akt terrorist. Janë frymëzuar nga politikat e Vuçiç. Fajtorët e vërtetë duhen kërkuar në Beograd dhe Kurti me të drejtë i vuri gishtin Serbisë dhe Vuçiç. Nuk ishte një incident i izoluar por një njësi që ishte përgatitur. Besoj se përgjegjësia duhet kërkuar në Beograd. Radoiçiç ka mbrojtën e Vuçiç dhe serbëve. Bën mirë që edhe Tirana të kërkojë të njëjtën gjë si ndërkombëtarët. Nuk ka pse të mbajë një qëndrim të baraslarguar për Kosovë , pasi jemi bashkë. Tiranë duhet të jetë e para që nuk duhet të vejë në diskutim territorin e Kosovës. Nëse Tirana nuk kontribuon në të mirë të Kosovës, duhet të heshtë”, tha Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article