“Sulmi terrorist ndryshoi gjithçka”/ Kelmendi tregon prapaskenat, tregon si të veprojë Kosova dhe ka një paralajmërim për Serbinë!

11 months ago 26
Reklamë

Sot (e diel 1 tetor) është bërë një javë nga sulmi terrorist serb ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku reshter i Policisë së Kosovës, tashmë i shpallur hero nga Presidentja e vendit.

Të gjithë e përjetuan rëndë humbjen e rreshterit Bunjaku, por në këto momente të vështira nuk mungoi as krenaria për suksesin e Policisë së Kosovës përball terroristëve serbë tre prej të cilëve mbetën të vrarë e disa u arrestuan.

Në mënyrë indirekte Serbia e pranoi se qëndron prapra sulmit terrorist me në krye ish nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojiçiq.

Ndonëse sulmin terrorist serb e dënoi gjithë bota, Serbia vazhdoi me kërcënimet e saj ndaj shtetit të Kosovës, madje edhe me vendosjen e ushtrisë në kufi.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Image

Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se sulmi i terroristëve serbë ka rrezikuar rendin kushtetues dhe është i ndaluar me aktet normative të së drejtës ndërkombëtare.

Aksioni diverzivo-terrorist i qeverisë së Beogradit ndaj Kosovës është akt i rëndë dhe i ndaluar me aktet normative të së drejtës ndërkombëtare. U sulmua shteti i Kosovës. U vra një polic dhe dy u plagosen. Hynë mbi 100 kriminelo-terrorist në shtetin e Kosovës dhe bënë sulm të armatosura terroriste, duke rrezikuar rendin kushtetues, objektet shoqërore, jetën dhe objektet fetare”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që ky akt agresivo-terrorist tregon se klika e Beogradit nuk ka ndërruar dhe nuk ka hequr dorë nga e kaluara e errët neoshoveniste.

U rrezikua rendi politiko - juridik dhe shoqëroro - kushtetues i Kosovës. Ky akt agresivo-terrorist tregon se klika e Beogradit nuk ka ndërruar dhe nuk ka hequr dorë nga e kaluara e errët neoshoveniste dhe raciste”, shpjegon profesori.

Ndër të tjera , Kelmendi potencon që akti terrorist ka ndryshuar gjithçka në raport me Kosovën dhe kërkohet të kemi ndryshime edhe në raport me UE dhe me SHBA-të.

“Serbia synon ripushtimin e Kosovës, qoftë edhe me mjete të dhunës terroriste e fashiste. Për okupim mbështetet kryesisht në dhunën raciste. Natyrisht se akti terrorist ka ndryshuar gjithçka në raport me Kosovën. Kërkohet të kemi ndryshime edhe në raport me UE dhe me SHBA-të. Masat dënuese kërkohet të jenë të ashpra”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article