Sulmohen dy anije ruse në Detin e Zi – publikohen pamjet e aksionit të suksesshëm të ukrainasve

1 year ago 24
Reklamë

Forcat mbrojtëse të Ukrainës sulmuan dy anije patrullimi ruse në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi. Sulmi ndodhi herët në mëngjes gjatë ditës së enjte ndërsa informacioni u bë publik në orët e vona të asaj dite.

“Forcat e mbrojtjes filluan sulmet ndaj dy anijeve patrulluese Vasiliy Bykov, projekti 22160, të flotës pushtuese ruse në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi. Anijet u dëmtuan”, njoftoi komanda ukrainase.

Projekti 22160 është një klasë e anijeve patrulluese. Rusia përdor katër anije të këtij lloji: Vasily Bykov, Dmitry Rogachev, Pavel Derzhavin dhe Sergey Kotov.

Footage of a maritime drone attack on a Russian warship, presumably the "Vasily Bykov", has appeared. pic.twitter.com/6L3LDLrY3P

— NEXTA (@nexta_tv) September 14, 2023

Ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov njoftoi se një nga dy anijet që u sulmuan ishte Sergey Kotov.

Fedorov ndau një video të një anijeje sipërfaqësore pa pilot duke sulmuar një anije ruse. Shërbimi Informativ i Mbrojtjes ka konfirmuar për “Drejtësinë e Ukrainës” se në video shihet sulmi në anijen “Sergei Kotov”.

Të mërkurën, Ukraina kreu një sulm në dokun e thatë të portit në Sevastopol, duke dëmtuar një anije ruse dhe një nëndetëse. Kjo ishte edhe hera e parë që Ukraina arriti të dëmtojë një nëndetëse. Sipas disa raportimeve, anija dhe nëndetësja janë aq të dëmtuara sa nuk do të mund të riparohen. /Telegrafi/

Read Entire Article