Rey Manaj është “fenomeni” i Sivasporit

2 hours ago 26

Pas dy golave të shënuar një javë më parë duket se për Rey Manaj rruga e rrjetës është e thjeshtë. “Viktima” e radhës ishte Adana Demirspor, e cila u fut mes ekipeve të ndëshkuara nga shqiptari.

Sulmuesi shqiptar, mposhti portierin me një gjuajtje të saktë brenda zonës, në minutën e 66-të, në duelin ndaj Adana Demirspor. Goli i Manajt solli përmbysjen e madhe nga 2-0 në 2-3 për Sivasporin.

Ky ishte goli i katërt në 7 ndeshje, teksa 27-vjeçari më herët realizoi dopietë ndaj Hatjaspor dhe gol me shumë peshë ndaj Gaziantep.

Read Entire Article