Superiorja, në vendin e 41 në IFFHS

7 months ago 15
Reklamë
14:21 23/01/2024

Kampionati shqiptar ngjitet me 25 pozicione

Kampionati Shqiptar i futbollit renditet i 41 në klasifikimin e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll për 2023. Kategoria Superiore e përmirësoi me 25 vende pozitën në këtë renditje nga 1 vit më parë. Kjo është vendosja më e mirë ndër vite.

Kampionati Shqiptar ka 410,5 pikë në këtë klasifikim ku përfshihen të gjitha ligat e Botës. Superiorja lë pas kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez apo amerikan. Superliga e Kosovës është e 43, duke u përmirësuar me 23 pozicione nga 1 vit më parë.

Vendin e parë në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll e ka Serie A e Italisë për herë të 12. Kampionati italian ndiqet nga ai anglez dhe spanjoll.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article