SUPERKOMPJUTERI/ Anglia përballë Spanjës, shanset për të ngritur trofeun

2 months ago 13
Reklamë

Një Superkompjuter ka parashikuar fituesin e “Euro 2024”. Anglia përballet me Spanjën në finale në “Olympiastadion” të Berlinit të dielën në mbrëmje. “Tre luanët” rezervuan vendin e tyre në finale me fitoren dramatike ndaj Holandës.

Është hera e parë në histori që skuadra e meshkujve arrin në një finale në tokë të huaj. Sauthgejt gjithashtu u bë trajneri i parë që e çoi skuadrën në dy finale në turne të mëdhenj. Ndërsa Spanja arriti në finale duke mposhtur Francën në gjysmëfinalen e parë 2-1. Superkompjuteri i “Bettingexpert”, “BETSiE”, ka simuluar tani rezultatin e finales mes Anglisë dhe Spanjës 100,000 herë për të zbuluar se kush do të triumfojë në 14 korrik.

Dhe është një lajm i keq për ishullorët pasi parashikon që Spanja do të ngrejë trofeun. Skuadra e Luis de la Fuentes ka një shans 54.7 për qind për të fituar ndeshjen brenda 90 minutave. Anglisë i është dhënë vetëm 45.3 për qind shans për të fituar Europianin e saj të parë. Për të fituar ndeshjen brenda 90 minutave, spanjollëve iu është dhënë një shans 35.44 për qind, krahasuar me 32.94 për qind të Anglisë. Kjo do të thotë që superkompjuteri mendon se ka 31.62 për qind mundësi që ndeshjes t’i duhet të paktën koha shtesë për të gjetur një fitues.

Read Entire Article