Superliga Europiane kundër UEFA e FIFA

10 months ago 11
11:03 21/12/2023

Gjykata Europiane e Drejtësisë mund të rishkruajë të ardhmen e futbollit

Superliga Europiane mbetet padyshim ideja më e çmendur e vitit të fundit në futbollin kontinental. Një ide që mund të marrë ose jo jetë nga kjo e enjte, kur do të merret edhe vendimi ndoshta final nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për ankesën e bërë nga Kompania Europiane e Superligës kundër monopolit të pretenduar të UEFA-s dhe FIFA-s në botën e futbollit.

Presidenti Koen Lenaerts dhe 15 gjyqtarët, gjithmonë nëse apeli pranohet, mund të tronditin botën e futbollit dhe të shkruajnë një faqe në historinë e këtij sporti. 976 ditë pas 19 prillit 2021 që tronditi botën e futbollit me shpalljen e Superligës në një format që është themeluar përfundimisht.

Ideja e një sfide të re ndaj gjigantëve të futbollit mund të rihapet në mënyrë sensacionale, por gjithçka do të varet nga vendimi i gjykatës, i cili në rast të një përfundimi pozitiv të ankesës, do të hapte mundësi për një Superligë të re në një format krejtësisht tjetër.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article