Superliga, gjykata evropiane pro

10 months ago 18
15:58 16/12/2023

Vendimi pritet të shpallet javën e ardhshme

Më 21 Dhjetor Bashkimi Europian do të shprehet për Superligën e Europës, garë që do të organizohej nga disa klube europiane të futbollit.

Gjykata Europiane e Drejtësisë do të shpallë vendimin e saj në orën 9:30 të mëngjesit. Sipas mediave spanjolle pritet që vendimi të jetë në favor të Real Madrid dhe Barcelonës si dy klubet kryesore që po i mëshojnë idesë së zhvillimit të kësaj gare, jashtë atyre që organizon Uefa në Europë, apo La Liga në Spanjë.

Pritet që në vendim të thuhet se UEFA nuk gëzon monopolin e zhvillimit të garave futbollistike në Europë. Kështu që me këtë skenar, në favor të Superligës, Real Madrid dhe Barcelona do të përfitojnë nga 1 miliardë Euro. Kjo do të bënte që për të dy klubet të zhduken të gjitha problemet ekonomike dhe financiare.

Vendimi i Bashkimit Europin është çelësi. UEFA nga ana e saj pritet të shpallë fitoren, por vendimi do t’i lejojë në të njëjtën kohë kompanisë A22 Sports Management, ajo që po promovon projektin e Superligës që të deklarojë se një gare e re ndërkombëtare e lirë nga varësia e UEFA-s do të marrë jetë. Kjo kompani është në bisedime me rreth 60 klube europiane që pritet t’i bashkohen nismës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article