Superliga ndan klubet e Serie A

10 months ago 16
21:16 23/12/2023

Milan vlerëson situatën, Lazio dhe Napoli janë pro

Të shumta janë klubet dhe federatat që u mblodhën rreth UEFA-s, por ka edhe nga ato që nuk janë shprehur ende për të kuptuar më mirë se sa i volitshëm është bashkimi me Superligën.

Presidenti i Fiorentinës mendon se kjo garë e re u shpik nga klube të cilat janë në vështirësi ekonomike dhe do t’u shërbejë vetëm atyre. Urbano Kajro i Torinos e ka konsideruar Superligën një murtajë që nuk vlerëson meritat sportive në fushë.

Ndërsa Milani është sigurisht në një pozicion vlerësimi. Këtë e konfirmoi menjëherë Presidenti Paolo Scaroni. Por ka edhe nga ata presidentë që i kanë hapur derën Superligës si dhe Aurelio De Laurentiis i Napolit dhe Claudio Lotito i Lazios.

Ky i fundit ka thënë se “Në fund do të ndryshojë vetëm se ku përfundojnë paratë” duke nënkuptuar se me Superligën do të jenë klubet zot të të ardhurave nga e drejta televizive dhe jo UEFA.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article