Surpriza në Australian Open

8 months ago 41
Reklamë
16:40 20/01/2024

Eliminohet Iga Swiatek, kualifikohet Medvedev dhe Alcaraz

Surpriza të mëdha në Australian Open. Kryesuesja e renditjes së femrave, Iga Swiatek u eliminua që në raundin e tretë, pasi dështoi ndaj çekes, Linda Noskova.

Ëndrra për të fituar për herë të parë në Melbourne Park mori fund pasi humbi me 2-1 me sete. Fitore e arritur me përmbysje nga numri 50-të në renditjen e botës, për të shuar kështu shpresat e Swiatek për titullin e pestë Grand Slam në karrierë.

Tek meshkujt nuk kishte befasi. Daniil Medvedev theu 3-0 kanadezin, Felix Auger-Aliassime. Dy orë dhe 10 minuta iu deshën tenistit neutral në këtë turne për të mposhtur kundërshtarin.

Atleti rus mbetet pretendent kryesor për të fituar titullin kampion. Cameron Norrie mposhti ish-numrin 2 të botës, Casper Ruud, 3-1, për të shkuar në raundin e këtij turneu për herë të parë në karrierë. 28-vjeçari është gjithashtu britaniku i vetëm i mbetur në garë. Kualifikim pa shumë probleme edhe për Carlos Alcaraz.


Të ngjashme

Read Entire Article