Surprizë në listën e Kombëtares, reagon Agim Zeka: Me djersë dhe gjak, do të përfaqësoj vendin tim

2 weeks ago 70
Reklamë

Agim Zeka ishte një nga surprizat e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Sulmuesi i Partizanit ishte i ftuar në mënyrë të papritur.

Kjo ftesë ka sjellë shumë polemika, me Zekën që ende nuk ka fituar besimin e tifozëve.

Megjithatë, duket se sulmuesi 25-vjeçar ka reaguar në rrjetet sociale për herë të parë pasi mori ftesën.

“Është një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar të marr një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Falënderoj të gjithë për urimet dhe mbështetjen tuaj. Me djersë dhe gjak, unë do të përfaqësoj vendin tim!”, shkruan Zeka.

Read Entire Article