Surprizë nga Franca/ E Majta triumfon, lideri i Frontit Popullor: Në shpëtuam Republikën, jemi gati të qeverisim

2 months ago 13
Reklamë

Udhëheqësi i Frontit të Ri Popullor (NFP) Jean-Luc Melenchon thotë se partia e tij është “gati për të qeverisur” pasi sondazhet tregojnë se koalicioni i tij i majtë përfundoi me shumicën e vendeve në zgjedhjet e parakohshme të Francës.

NFP pritet të marrë nga 172-205 vende dhe do të duhet të formojë një qeveri të pakicës në Asamblenë Kombëtare, me 289 vende të nevojshme për një shumicë absolute.

“Fronti i Ri Popullor është gati të qeverisë”, tha zoti Melenchon.

“Dhe në fund të fundit, është alternativa e vetme që ka një program shumë të organizuar dhe një program shumë të detajuar. Elementët e majtë janë të bashkuar dhe kanë treguar se kanë mundur ta përballojnë këtë situatë të jashtëzakonshme historike.Edhe një herë shpëtoi Republika, ne shpëtuam Republikën”, shtoi ai.

Exit poll-et e para në Francë tregojnë se shumica prej 289 vendesh nuk arrihet nga asnjë prej partive apo koalicioneve në garë dhe Tubimi Kombëtar nuk arrin të dominojë përballë rivalëve ashtu siç pritej.

Koalicioni i udhëhequr nga Jordan Bardella parashikohet të fitojë diku midis 132 dhe 152 vende dhe do të jetë vetëm grupimi i tretë politik. Tubimi Kombëtar përllogaritet se ka bërë përparim të qartë në krahasim me legjislaturën e mëparshme kur kishte 89 deputetë, duke shkuar midis 120 dhe 136 deputetë, por as me 12 deri në 16 deputetët që mund të marrë aleati i tyre Eric Ciotti, nuk ia dalin të fitojnë zgjedhjet.

Ndërkohë, padyshim mund të thuhet se Emmanuel Macron ka bërë një lëvizje gjysmë të suksesshme në poker. Partia e mazhorancës në largim ka arritur të kufizojë dëmin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative, pasi përllogaritet të marrë nga 150 deri në 170 mandate.

Read Entire Article