Sveçla: Në sulmin terrorist në Banjskë, edhe bashkëpunëtori i ngushtë i djalit të Vuçiçit

11 months ago 30
Reklamë
18:34 08/10/2023

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me agresionin që ka ndodhur nga ana e grupit kriminal serbë më 24 Shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit në Kosovë.

Sveçla theksoi se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jetvtic.

Sipas tij, Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi. Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiç në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë. Milorad Jevtiç është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 Maj në Zveçan”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës.

Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiç dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, shtoi Zveçla. /klankosova





Të ngjashme

Read Entire Article