Sylvinho barazon rekordin e Kuzhe, “transformon” sulmin dhe mbrojtjen kuqezi

10 months ago 18
15:21 26/11/2023

Kombëtarja po kalon një nga momentet më të mira në histori kurorëzuar për herë të dytë në kampionatin Europian. Një nga pikat kyçe të këtyre sukseseve ka qënë padyshim trajneri Sylvinho.

Nën drejtimin e trajnerit brazilian, kuqezinjtë nuk kanë pësuar vetëm një humbje, atë në debutim,ndërsa barazoi rekordin e ndeshjeve pa humbje. Kuqezinjtë nuk janë mposhtur në 8 duelet e fundit, siç kishin bërë në periudhën 2009-2010 nën drejtimin e Josip Kuzhe.

Atëherë Kombëtarja barazonte me Estoninë, Bosnje-Hercegovinën dhe Rumaninë, ndërkohë që triumfonte ndaj Irlandës së Veriut, Malit të Zi, Andorrës, Uzbekistanit dhe Luksenburgut. Rezultate të suksesshme arritur ndaj rivalëve si Moldavia, Ishujt Faroe, Polonia, Republika Çeke dhe miqësorja ndaj Bullgarisë. Nën drejtimin e Sylvinhos, Shqipëria është kthyer në një skuadër tepër rezultative, në sulm dhe mbrojtje. Reparti i avancuar ka realizuar 14 gola, teksa ka pësuar vetëm 3.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article