Sylvinho bëhet shtetas shqiptar

10 months ago 14
00:01 19/12/2023

Ndahen çmimet për lojtarët më të mirë të 2023

Kualifikimi për herë të dytë në finalet e Europianit madje në vendin e parë të grupit është edhe për meritë të trajnerit Sylvinho të cilin shteti shqiptar në shenjë falenderimi i dha shtëtësinë shqiptare.

Dorëzimi i dekretit iu bë në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF nga vetë Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Rama mbajti edhe premtimin ndaj lojtarëve të kombëtares, duke ia dhënë mbrapsht pasaportat diplomatike.

“Thirra kapitenin sepse ishte mosbesues deri në fund që do merrte pasaportën sot. Unë atë që them e bëj. Dhe këtu ke pasaportat e gjithë skuadrës”.

Në mbrëmjen ku u vlerësuan më të mirët e futbollit për vitin 2023, në fjalën e rastit, Presidenti i FSHF Armand Duka falenderoi me radhë të gjithë aktorët që kanë shërbyer që futbolli shqiptar të ketë këto arritje.

Nga ana tjetër, vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë por i mëshoi ligjit të sponsorizimit në sport.

“Në fillim të vitit nisi konkursi për të përzgjedhur projektet më të mira jo vetëm stadiumet, por të komplekseve sportive në Durrës, Korçë dhe Vlorë. Finalizimi në kualifikim në vendin e parë të grupit ka qenë ngjarja më e bukur e vitit 2023, madje e gjithë historisë së futbollit shqiptar”.

Mesazhe urimi erdhën nga Presidenti i FIFA dhe Presidenti i UEFA-s.

Sa i përket çmimeve, Topi i Artë 2023 në futbollin e femrave u fitua nga Megi Doçi. Ndërsa për meshkuj, fitues u shpall Arinaldo Rrapaj i Partizanit.

Këpuca e Artë për meshkuj u fitua nga ish-sulmuesi i Tiranës, Florant Hasani, si golashënuesi më i mirë i kampionatit në sezonin e shkuar.

Ndërsa trajner i vitit 2023 u zgjodh ish-tekniku i Tiranës, Orges Shehi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article