Sylvinho: Duam të mbajmë kreun e grupit

11 months ago 26
19:54 19/11/2023

“Ndryshime në skuadër ndaj Ishujve Faroe”

Edhe pse e ka siguruar kualifikimin, trajneri Silvinjo nuk pranon që lojtarët e Kombëtares Shqiptare të ulin nivelin e vëmendjes. Ndaj Ishujve Faroe të hënën në mbrëmje thotë se do të luhet vetëm për të fituar.

“Ndaj Moldavisë ankthi ishte i madh. Ngarkesa psikologjike ishte e madhe. Para ndeshjes ishte vështirë të vije gjumë në sy. E arritëm pikën për t’u kualifikuar por nuk mund të relaksohemi. Kurrë. Luajmë për të fituar dhe përpara 22 tifozëve do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur. Është ndeshje e rëndësishme për ne”.

Trajneri pranon se në ndeshjen e fundit do të ketë ndryshime në formacion.

“Padyshim do të bëhet diçka për të hedhur në fushë një ekip më të freskët. E kemi bërë edhe 2-3 herët e fundit një gjë të ngjashme. Duket shumë kohë, por sot e nesër jemi me djemtë e pastaj në Mars. Kemi 50 lojtarë që monitorohen, ne kemi nesër një finale tjetër për të siguruar vendin e parë”.

Për futbollistët, kualifikimi ishte ëndërr e bërë realitet.

“Është diçka që e kam ëndërruar që i vogël, por i gjithë ekipi Kombëtar. Unike për ne, kombin dhe popullin. I kemi dalë me punë dhe besim dhe mbështetjen e tifozëve që kanë qenë prezent edhe jashtë. Janë lojtari ynë i 12-të”, tha Keidi Bare.

Një festë e madhe do të organizohet në stadiumin Air Albania pas ndeshjes me Ishujt Faroe që do të transmetohet falas në Tv Klan.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka konceptuar si moment falenderimi për të gjithë futbollistët dhe stafin teknik për kualifikimin në Euro 2024. Eventi më i madh kontinental do të mbahet nga 14 Qershor më 14 Korrik. Tv Klan ka fituar të drejtat e transmetimit për 31 ndeshjet më të mira, të cilat do të përzgjidhen përgjatë të gjithë turneut.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article