Sylvinho publikon listën për Çekinë dhe Poloninë

1 year ago 12
15:57 01/09/2023

Risi, Muja dhe Daku. Rikthehen Gjasula, Ajeti dhe Roshi

Kombëtarja shqiptare do të nisë pas pak ditësh grumbullimin për të përgatitur dy ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024. Trajneri Sylvinho ka ftuar 25 futbollistë për sfidën me Çekinë dhe Poloninë.

Kësaj here do të ketë emra të rinj, por edhe rikthime në grupin kuqezi. Dy risitë kryesore janë emrat e sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë. Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e Kosovës, por nuk kanë zhvilluar ndeshje zyrtare me këtë përfaqësuese.

Në mesfushë rikthehen Klaus Gjasula dhe Odise Roshi, por do të mungojë Amir Abrashi. Në mbrojtje vjen pas një mungese, Arlind Ajeti.

Pjesa tjetër e lojtarëve janë të njëjtët e listës për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në Qershor.

Këtë të hënë do të jetë seanca e parë dhe stërvitjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit.

Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 Shtator dhe tre ditë më pas, më 10 Shtator, do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”. Të dy këto takime do të transmetohen në Tv Klan.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article