Sylvinho takim me legjionarët e Spanjës

11 months ago 17
Reklamë
15:55 30/09/2023

Trajneri i Kombëtares interesohet për Uzunin, Baren dhe Balliun para sfidës vendimtare ndaj Çekisë

Ndeshja vendimtare për kualifikueset e Euro 2024 kundër Çekisë po afron dhe trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka nisur nga puna që gjithçka të jetë perfekte në fushë. Braziliani e shikon si elementin kyç të sfidës së radhës qetësinë mendore të futbollistëve të tij.

Prej dy ditësh, trajneri kuqezi dhe një nga zëvendësit e tij kanë udhëtuar për në Spanjë. Braziliani ka në axhendë takimet me Keidi Baren, Myrto Uzunin dhe Ivan Balliun.

Tekniku kërkon që lojtarët e tij të jenë të përqëndruar tek ndeshja e 12 Tetorit. Ai do t’u përcjellë mesazhin se asnjë prej tyre të mos mendojë se fitorja me Poloninë ka sjellë kualifikimin dhe se edhe dy sfidat e fundit, ndaj Moldavisë dhe ishujve Faroe janë po aq të rëndësishme.

Sylvinho u ka këshilluar futbollistëve kuqezi që deri më 12 Tetor, të mos përdorin rrjetet sociale, të ndryshojnë numrat e telefonit në mënyrë që të kenë komunikim vetëm me familjen e ngushtë pasi i trembet humbjes së përqendrimit nga faktorë të jashtëm përpara sfidës së 12 Tetorit në “Air Albania”

Më herët, 49-vjeçari udhëtoi në Poloni ku pa në stadium dhe u takua me Ernest Muçin. Tekniku i dha mbështetjen sulmuesit të Legia Varshavës dhe ia bëri të qartë se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article