Tabaku: Iku mburoja e fundit për Ahmetajn, në dosje nuk ka asnjë emër nga opozita

1 year ago 54
Reklamë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, pasi Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt tha se sot iku mburoja e fundit për ish zv-kryeministrin.

Tabaku tha se tashmë duhet mbështetur SPAK dhe të vijojnë hetimet për të përfshirë të tjerë në inceneratorë.

Nga sot iku dhe mburoja e fundit për Ahmetajt  është një ditë ku duhet të kërkojmë indo se çfarë po ndodh me inceneratorët dhe pjesën tjetër të të hetuarve. Kjo ishte një kauzë e drejtë e PD dhe e pozitës. Ka arritur që sot të çojë para drejtësisë tre ministra të kësaj qeverie. Duhet t’i japim mbështetje maksimale SPAK dhe dy prokurorëve. Shpresoj të hapet një kapitull i ri i drejtësisë shqiptare.”-tha SPAK.

Tabaku ka mohuar sot se në dosjen e SPAK për inceneratorët ka dhe deputetë të opozitës.

“Unë nuk kam lexuar asnjë emër të përfshirë në dosje. Të fokusohemi te vendimmarrja e maxhorancës. Ky ishte shembull sesi funksionon qeveria e kapur. Sot ky është lajmi, opozita i qëndroi në këmbë duke e denoncuar këtë aferë”- shtoi Tabaku.

Kuvendi votoi me 117 vota pro heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë arrestimit të ish. zv. kryeministrit. 120 deputetë ishin prezent, 117 votuan pro, asnjë kundër dhe tre abstenuan. Ky ishte hapi i fundit që i takonte kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi do njoftojë SPAK për vendimmarrjen dhe më pas do bëhet botimi në Fletoren Zyrtare.

Top Channel

Read Entire Article