Tabaku: Opozita duhet të jetë e bashkuar për Reformën Zgjedhore

8 months ago 10
18:00 28/01/2024

“PD, e suksesshme kur ka përdorur debatin parlamentar”

E përfshirë në rekomandimet finale të miratuara me konsensus mes palëve politike pak ditë më parë në Bruksel, Reforma zgjedhore Për Jorida Tabakun duhet të jetë hapi përbashkues brenda radhëve të deputeteve, duke nisur nga shtëpia e saj politike.

“Interesi i opozitës duhet të jetë një, interesi për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Duhet të kemi një gjithëpërfshirje të opozitës dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt përndryshe do ngelemi në ngërç të diskutimit të emrave dhe jo të thelbit të gjësë që duam për Reformën zgjedhore”.

Refuzon të flasë për pazare deputetësh nga radhët e demokratëve, ndonëse kolegë të saj në grupin ku ajo bën pjesë akuzojnë Lulzim Bashën se është në marrëveshje me maxhorancën socialiste sa i përket Reformës Zgjedhore.

“Unë jam e sigurt që asnjë deputet në opozite nuk do tentojë që të bëjë pazar elektoral në dëm të opozitës në përgjithësi. Nuk e konceptoj dot që mund të ketë një marrëveshje jashte parlamentit, jashtë diskutimeve publike dhe transparente për këtë çështje.”

Thotë se ka respektuar vendimin e grupit për të mos lejuar vijimin normal të mbledhjeve të komisioneve dhe seancave plenare të parlamentit, por këtë strategji Tabaku nuk e sheh aspak si efiçente.

“PD ka qenë më e suksesshme kur ka përdorur debatin parlamentar, kur ka përdorur argumentin, aksionin e saj politik kur ka qenë me njerëzit, kur ka përdorur forcën e arsyes dhe të zërit, dhe mendoj që kjo që po ndodh sot në parlament e përdorur edhe kjo shumë herë nuk na ka sjellë në fitore ose në rritje”.

Antidoti përballë një maxhorance që sipas saj ia ka dalë të uzurpojë çdo kompetencë dhe të drejtë kushtetuese të opozitës është krijimi i një fryme të re që ngjall shpresë për rikthimin e demokratëve në pushtet.

“Frymën e krijon duke treguar që je ndryshe, sjell një model ndryshe nga ai që është në qeveri, dhe unë këtë dua që ne të arrijmë, që fatkeqësisht nuk po e arrijmë dot sot”.

Tv Klan 


Të ngjashme

Read Entire Article