Tabaku takim me ambasadorin e BE-së: Koha që procesi i integrimit të ofrojë ndryshime të prekshme

9 months ago 7

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka takuar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Tabaku shkruan në një status në Twitter se në këtë takim, i cili ishte dhe i pari i saj me ambasadorin, theksoi nevojën urgjente për dialog dhe reforma.

Në postimin e saj, deputetja thotë se si opozitë, PD po kërkon transparencë, luftë ndaj korrupsionit dhe balanca të forta në Parlament. Ndërsa thekson se tashmë ka ardhur koha që “procesi i integrimit të Shqipërisë të ofrojë ndryshime të prekshme.”

Takimi parë me @EUAmbAL:
Theksova nevojën urgjente për dialog & reforma. Si opozitë, ne po kërkojmë transparencë, luftë korrupsionit dhe kërkojmë kontrolle dhe balanca më të forta nga parlamentk. Koha që procesi i integrimit të Shqipërisë të ofrojë ndryshime të prekshme. pic.twitter.com/4i6fgrxTB6

— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) December 22, 2023

“Theksova nevojën urgjente për dialog & reforma. Si opozitë, ne po kërkojmë transparencë, luftë korrupsionit dhe kërkojmë kontrolle dhe balanca më të forta nga parlament. Koha që procesi i integrimit të Shqipërisë të ofrojë ndryshime të prekshme.”, u shpreh Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article