Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me presidentin e Partive Popullore Europiane, Manfred Weber.
Tabaku shprehet se në takimin me Weber ka diskutuar për zgjerimin e BE dhe Shqipërinë.
“Një hap drejt BE do të thotë një Shqipëri më e mirë për të gjithë. E domosdoshme dhe jetike bashkëpunimi i Partisë Demokratike me EPP nën një lidership që mund dhe do e drejtojë Shqipërinë drejt procesit të integrimit”, shprehet Tabaku.
Postimi i deputetes demokrate Jorida Tabaku:
Me presidentin e EPP, Manfred Weber mbi zgjerimin e BE dhe Shqipërinë. Na duhet të forcojmë më shumë BE duke e zgjeruar atë dhe EPP – European People’s Party ka qenë realisht një mbështetëse e zgjerimit mbi bazë meritokracinë. Një hap drejt BE do të thotë një Shqipëri më e mirë për të gjithë. E domosdoshme dhe jetike bashkëpunimi i Partisë Demokratike me EPP nën një lidership që mund dhe do e drejtojë Shqipërinë drejt procesit të integrimit.
Një Europë që ndan vizionin e të djathtës së EPP është më e sigurtë dhe më e aftë të përballet me sfidat e sotme. Një Shqipëri që ndan vizionin e djathtë është ajo e vlerave dhe besimit tek aftësitë ndryshuese të njeriut. #BashkimiEuropian #partiademokratike #EPP
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb