Tablo e ndryshme në ‘Elbasan Arena’, Vllaznia tenton kthesën

11 months ago 35
Reklamë
14:47 01/10/2023

Dinamo City do vazhdimësinë e fitoreve në kampionat

Ecuria negative në këto 6 javë të para duhet të lihet pas përballë Dinamo Cityt. Tek Vllaznia janë të bindur se ndaj kryeqytetasve në ‘Elbasan Arena’ do të bëjnë kthesën dhe për të arritur tek fitorja kanë punuar shumë gjatë këtyre ditëve të fundit. Trajneri i shkodranëve, Migen Memelli pranoi përgjegjësitë e momentit, gjithsesi duan 3 pikëshin.

“Besoj dhe jam i vetëdijshëm se kemi përgjegjësi, jo për situatën, por mënyrën se si dhe çfarë duhet të bënim më mirë në gjithë këto javë sepse mendoj se do të duhej të kishim tre pikë më tepër, por futbolli kështu është. Të gjithë janë koshientë, lojtarët dhe ne mendojmë që duhet të bëjmë më mirë për klubin dhe të vazhdojmë me pozitivitet përpara sepse javët janë shumë afër dhe nuk i dihet se çfarë rezultatesh sjell nga ndeshja në ndeshje. Kemi punuar shumë me djemtë nga ana psikologjike, i kemi vlerësuar për atë që kanë dhënë në ndeshjen me Egnatian, gjithsesi besoj bashkarisht nesër do të bëjmë më të mirën për të dalë sa më mirë nga fusha e lojës.”

Vllaznia ka grumbulluar 8 pikë pas 6 javësh kampionat, ndërsa Dinamo City gjendet në vendin e 8-të në kuotën e 6 pikëve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article