Tajani: Mbështesim procesin e integrimit të Shqipërisë, urojmë të ndodhë para vitit 2030

11 months ago 14
Reklamë
14:39 27/09/2023

Ministri i Jashtëm i Italisë, njëkohësisht edhe zv/kryeministër, Antonio Tajani, tha se Italia do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Ai u shpreh se uron që kjo të ndodhë para vitit 2030, ndërsa Roma zyrtare, sipas tij, do të vijojë që të insistojë që të ketë një proces integrimi të përshpejtuar.

“Italia i konsideron marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor si përparësi të politikës sonë të jashtme. Do jemi të favorshëm për hyrjen brenda BE-së të këtyre vendeve duke filluar nga Shqipëria, një vend që gjithmonë e kemi mbështetur. Urojmë që kjo të ndodhë para vitit 2030. Insistojmë në mënyrë të tillë që të kemi një proces integrimit të përshpejtuar. Në takimin në Dhjetor që do të zhvillohet do të jetë dhe një rast për t’i dhënë impuls procesit të zgjerimit të BE-së. Ky angazhim i përforcuar italian do të vijojë edhe nëpërmjet një koordinimi edhe më të ngushtë me partnerët tanë të BE-së”, tha Tajani.


Deklaratat i bëri në një konferencë për shtyp pas takimit të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali. Tajani tha se Italia me Shqipërinë bashkëndajnë lidhjet e thella historike.

“Me miqtë shqiptarë ramë dakord për disa linja veprimi me 3 çështje të mëdha; infrastruktura, energjia, sektori bujqësor dhe agro-ushqimor. Duam që të përfshijmë këtë bashkëpunim përforcues edhe sektorin privat”, tha Tajani.

“Mbledhje shumë pozitive, shumë e frytshme sepse ka bërë përpara në marrëdhëniet që janë ekselente, të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë”, shtoi ai.

Po ashtu, ai tha se ekziston një lidhje historike edhe për çështjen e emigracionit. Dhe për këtë problematike theksoi se bashkëpunimi me palën shqiptare është i shkëlqyer.

“Rruga e Ballkanit duhet mbajtur nën kontroll dhe nuk duhet të rritet prania e emigracionit klandestin. Pra bashkëpunim i përkryer”, tha Tajani. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article