Tajfuni Shanshan godet Japoninë, ndalohen udhëtimet, mbyllen gjithcka

2 weeks ago 29
Reklamë

Tajfuni Shanshan përmbyti pjesë të mëdha të Japonisë me shi të rrëmbyeshëm të premten, duke shkaktuar paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje të dheut qindra milje nga qendra e stuhisë, duke ndaluar shërbimet e udhëtimit dhe duke mbyllur prodhimin në fabrikat kryesore.

Stuhia e cila sipas autoriteteve mund të jetë më e forta që ka goditur ndonjëherë rajonin, mbërriti në rajonin jugperëndimor të Kyushu, të enjten. Të paktën tre persona janë vrarë dhe 78 janë plagosur në incidentet e lidhura me stuhinë ditët e fundit, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive. Duke sjellë erëra deri në 50 metra në sekondë ose 180 km në orë, stuhia ndaloi qarkullimin e automjeteve.

Rreth 125,000 familje në shtatë prefektura ishin pa energji në Kyushu. Autoritetet këshillojnë banorët të jenë gati për t’u evakuuar, teksa janë lëshuar paralajëmrime për më shumë se 4 milionë njerëz në të gjithë vendin, kryesisht në zonën e goditur rëndë Kyushu, por deri në kryeqytetin Tokio dhe Yokohama aty pranë. Autoritetet në Yokohama thanë se kishte rrezik për rrëshqitje dheu në disa zona për shkak të shiut të dendur.

Që nga e enjtja, vetëm rreth 30,000 persona ishin evakuuar, kryesisht në Kyushu, tha ministri i menaxhimit të fatkeqësive Yoshifumi Matsumura, ndërsa stuhia pritej të afrohej në rajonet qendrore dhe lindore, që përfshin Tokion, rreth fundjavës.
Fabrikat e prodhimit të makinave dhe të elektronikës kanë pezulluar përkohësisht prodhimin.

Linjat ajrore kanë njoftuar anulimin e qindra fluturimeve të brendshme dhe disa ndërkombëtare. Shumë shërbime tragetesh dhe hekurudhore, përfshirë trenin midis Tokios dhe qytetit qendror të Nagoya, u pezulluan të premten në mëngjes.

Read Entire Article