Tajfuni vdekjeprurës Doksuri përmbyt Pekinin! Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë teksa një stuhi e dytë i afrohet Kinës

1 year ago 15
Reklamë

Dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Pekin pasi tajfuni Doksuri, një nga stuhitë më të forta në vite, solli shira të rrëmbyeshëm në të gjithë Kinën duke iu marrë jetën 4 personave. Sinoptikanët paralajmëruan se një tjetër urangan i nivelit të një stuhie ishte në rrugë e sipër.

Ashtu si pjesa më e madhe e botës, Kina është duke u tronditur nga ngjarjet ekstreme të motit këtë verë. Valët e të nxehtit përvëluan vendin aziatik më herët se zakonisht këtë vit, ndërsa tani ata po vuajnë përmbytjet.

Tajfuni i fuqishëm Doksuri përfshiu provincën bregdetare juglindore të Fujian në fund të javës së kaluar, ndërsa erdhi duke u dobësuar teksa “gdhendte” rrugën drejt veriut, por duke sjellë sasi të mëdha shiu në të paktën pesë provinca veriore kineze që nga e shtuna.

Më shumë se 31,000 njerëz u evakuuan nga kryeqyteti kinez që nga mbrëmja e së dielës, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV. Gjysmë million banorë të tjerë të Fujian u detyruan të evakuohen nga përmbytjet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke shtuar se dy vdekje ishin shënuar në Pekin nga e hëna. Dy viktima të tjera u regjistruan në provincën verilindore Liaoning, sipas CCTV.

Reshjet në Pekin mund të thyejnë rekorde pasi gati 40 inç shi parashikohet të bien mbi pjesët jugperëndimore të kryeqytetit dhe provincën fqinje Hebei, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës të hënën. Reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë deri të martën, duke rritur shqetësimet për përmbytjet e rrezikshme dhe rrëshqitjet e dheut.

Të hënën, nëntë rrethe të Pekinit ishin nën një alarm të kuq për stuhi shiu, më i larti në mekanizmin paralajmërues të vendit, ndërsa sinjali i motit u ul në nivelin e dytë më të lartë në pjesë të tjera. Të paktën 95 paralajmërime të tjera për motin janë lëshuar në të gjithë vendin.

Reshjet e forta shkaktuan mbylljen e përkohshme të disa hekurudhave dhe autostradave në kryeqytet, ndërsa shkollat ​​gjithashtu mbetën të mbyllura dhe njerëzve iu tha të qëndronin brenda.

Top Channel

Read Entire Article