“Takim mafiozësh”/ Berisha akuza të forta për ministrat: Hasani i zgjedhur në vend të Spiropalit!

1 year ago 41
Reklamë

Ish kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar seancën plenare 20-minutëshe për miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve në qeveri si një takim mafiozësh.

Përmes një deklarate për shtyp në oborrin e Parlamentit, Berisha deklaroi se me largimin e Xhaçkës, detyra e ministrit të Jashtëm ishte paracaktuar t’i jepej Spiropalit, por kryeministri Rama u tërhoq në moment të fundit për shkak të një video që qarkullonte.

Megjithëse nuk dha informacion mbi përmbajtjen e materialit filmik, Berisha u zotua se do ta publikonte atë sapo t’i binte në zotërim.

Ndërkaq, sa i përket ministres Xhaçka, kreu i Rithemelimit e akuzoi këtë të fundit për vjedhje, duke rikujtuar momentin kur ajo bëri bashkëshortin e saj investitor strategjik në shkelje të Kushtetutës.

“Kjo seancë ishte tipike në një sesion që mund të zhvillohet në shpellat e thella apo bodrumet e mafies. Kjo shërbente si një takim mafiozësh në të gjitha aspektet.

Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka që pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të Kushtetutës, ka vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj.

Po zëvendësohet Olta Xhaçka në qeveri me një diplomat që bën një gabim fatal në karrierën e tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet për postin e Ministrit të Jashtëm i kishte bërë Spiropali, por një video e minutës së fundit detyroi Ramën që të anulojë zgjedhjen e saj.

Ju garantoj që sa të më bjerë në dorë ajo video, do ta bëj publike.

Por që ju e patë se si nxinte Spiropali në Asamblenë e PS-së. Ishte sikur t’i kishte rënë një mortje e keqe sepse iu bë pluhur në minutën e fundit ëndrra për t’u bërë ministre e Jashtme”- tha Berisha.

Top Channel

Read Entire Article