Nën Kryetari i Kuvendit të Republikës, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me Giulio Terzi di Sant’Agata,Senator, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikes Italiane.
Gjekmarkaj shkruan se shprehu mirëjohej ndaj Giulio Terzi di Sant’Agata,Senator, pasi e cilëson këtë të fundit si mik të popullit shqiptar.
Postimi i plotë:
Sot pata kenaqësinë të pres z. Giulio Terzi di Sant’Agata,Senator, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikes Italiane, një figurë themelore e politikes së jashtme italiane, ish minister i jashtem në qeverinë Monti, ish ambasador i Italisë në SHBA e Izrael një mik i popullit shqiptar! I shpreha konsideraten më të lartë dhe mirnjohjen e thellë për ndihmen ndaj Shqiperisë pergjatë sfidave të historise duke i cekur ato si dhe për atë dhënë në bashkëkohesi në procesin e integrimit, në plan politik, ekonomik e kulturor, me arbereshet e hershem dhe imigrantet e vonë tashmë në permbyllje të procesit të integrimit të tyre atje,duke e konsideruar fat të qënit perballë njëri tjetrit gjeografikisht. Po ashtu i shpreha personalitetit të shquar gjithë shqetesimin tim për atë çka ndodh me opoziten në Shqiperi, arrestimin e Kryetarit të saj , ish Presidentit dhe ish Kryeministrit Sali Berisha , Liderit të revolucionit demokratik 1990 kohe kjo që e shnderroi atë në një Les Valesë shqiptar. Po ashtu i shpjegova se në të njëjten pozite janë shefat e tjerë të opozites , deputet të saj ( rasti Salianji) me prangat mbi kokë pikerisht në vitin elektoral duke hedhur dyshime dhe kompromentuar rëndë atë! Një shtet mik, një demokraci si ajo italiane duhet të jetë e informuar per këtë që ndodh ketu!
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb