Takimi i Greqisë, DW: Vendet e BE shfrytëzojnë problemet dypalëshe për të penguar anëtarësimin!

1 year ago 18
Reklamë

Darka joformale e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë edhe me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Shkas ishte pikërisht “premtimi i Selanikut” i bërë përpara 20 vjetësh, kur liderë të bllokut europian mbështetën pa asnjë rezervë anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Europë, u tha atëherë, një premtim ende i pa përmbushur edhe pas dy dekadash.

Në takimin e një dite më parë, nuk mori pjesë kryeministri i rëndësishëm dhe me influencë i Shqipërisë Edi Rama, sipas mediave greke nuk ishte i ftuar, sepse Shqipëria dhe Greqia aktualisht po grinden sërish fort për pakicën greke në Shqipëri. Ky shembull e bën të qartë, thekson DW, se përse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor prej kaq kohësh ende nuk janë anëtarë të BE-së.

Herë pas here vendet anëtare në Bashkimit Europian  shfrytëzojnë problemet bilaterale, për të penguar procesin e anëtarësimit. Njëherë Bullgaria vë në pikëpyetje gjuhën maqedonase dhe kërkon përfshirjen në kushtetutë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Përpara kësaj Greqia për dekada bllokoi Maqedoninë duke e detyruar të ndryshojë emrin e vendit në Maqedoni e Veriut, në mënyrë që shteti fqinj të dallohej prej provincës greke me të njëjtin emër, Makedonia.

Kroacia është përpjekur edhe ajo t`i zgjidhë problemet bilaterale duke penguar vendet kandidate si Serbia, Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina duke kërcënuar me vendosjen e vetos në BE. Situata ka mbetur pezull prej shumë kohësh sa i përket anëtarësimit në blloku, dhe duket se entuziazmi ndaj BE-së sa vjen e po tkurret, vazhdon shkrimi, veçanërisht në Serbi, vendi më i madh dhe me rëndësi strategjike në rajon.

Top Channel

Read Entire Article