Takimi i ngrohtë i Ramës me Presidenten Osmani

2 weeks ago 39
Reklamë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin GLOBSEC, forumin më të madh të sigurisë, i mbajtur në Pragë me prezencën edhe të liderëve të Ballkanit, krahas atyre europianë.

Forumi i Pragës u pasua nga një darkë e përbashkët e liderëve pjesëmarrës.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama është parë të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Në foton e kapur në Pragë, duket një shtrëngim miqësor i duarve mes Ramës dhe Vjosa Osmanit.

Të dy liderët duken teksa bashkëbisedojnë nga afër me njëri tjetrin gjatë pjesëmarrjes në një forum si ky i Pragës që bën bashkë zyrtarët e rajonit, për të adresuar cështjet aktuale të sigurisë europiane.

Read Entire Article