Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, zbardhet axhenda nga takimi trepalësh

1 year ago 41
Reklamë

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell do të presë të enjten, në Burkes, në një takim të nivelit të lartë, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Takimet do të zhvillohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda që do të ndjekin dy liderët e shteteve me ndërmjetësimin e Borell.

Përfaqësuesi i Lartë dhe përfaqësuesi special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale. Do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë në përfundim të takimeve në godinën e EEAS. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë nga Satellite”, thuhet në njoftim.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë, mes Kurtit dhe Vuçiç, pas tensioneve të krijuara në komunat veriore të Kosovë, të banuara me shumicë serbe.

Read Entire Article