Takimi me Ramën/ Kryeministri Sançez: Qeveria e Spanjës njeh progresin e Shqipërisë në rrugën drejt BE

8 months ago 19
20:07 23/01/2024

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij spanjoll, Pedro Sançez gjatë vizitës që po zhvillon në Madrid. Në lidhje me këtë takim, ka reaguar dhe kryeministri Sançez përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Pedro Sançez shkruan se Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga ana e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Sot pasdite u takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE-së, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Sançez.

Esta tarde me he reunido con el primer ministro de Albania, @ediramaal.

El Gobierno de España reconoce los avances conseguidos por Albania en su camino hacia la UE, situándose a la vanguardia del proceso de integración abierto en los Balcanes Occidentales. pic.twitter.com/UJegHcq8ZR

— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) January 23, 2024

Në Madrid do të mbahet Panairi Botëror i Turizmit “Fitur Madrid”, ku Shqipëria ka stendën e saj./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article