Takimi ministrave të Jashtëm në Romë, i pranishëm dhe Igli Hasani/ Sot firmoset marrëveshja për pensionet

9 months ago 22

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian mblidhen këtë të hënë në Romë në një Takimi Ministror për Perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Nga BE do të marrin pjesë ministrat e Greqisë, Kroacisë, Austrisë, Italisë, Sllovenisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke.

I pranishëm do të jetë edhe ministri ynë i Jashtëm, që pritet të takohet me homologun grek, Jorgos Gjerapetritis.

Ndërkohë sot pritet firmosja e marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore të Hasanit me homologun e tij Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.

Në orën 11:00, ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.

Në orën 14:30 ministri Hasani do ketë takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

Top Channel

Read Entire Article