Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se mesazhet në platformën “Sky ECC” duhet të hetohen nga drejtësia.
I pyetur për bisedat në “Sky ECC” të cilat nxorën zbuluar edhe ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Rama tha se nuk do të çuditej që në këto mesazhe të përmendej edhe emri i tij. Por, tha Rama, drejtësia duhet të vërtetojë ato që thuhen në mesazhe dhe veprimet.
“Historia e Sky ECC është një histori që u takon organeve ligjzbatuese që ta hetojnë se aty ka me qindra mijëra mesazhe, por ato s’do të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri isha atje takova atë gjatin, po marr rastin tim dhe pse nuk ka dalë, por nuk çuditem dhe po të dali, takova atë gjatin tha i gjati shiko se.. këto janë muhabete kot”, tha Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb