“Taktika e Vuçiqit”/ Profesori tregon pse Serbia nuk nënshkruan marrëveshje me Kosovën – jep këto detaje!

8 months ago 7

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë të jenë aktuale.

Një marrëveshje finale duket larg të ndodhë kjo sepse Vuçiq nuk po nënshkruan asnjë marrëveshje.

Së fundmi është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, me qëllim që sipas tij, ta lërë të hapur një mundësi për t’u kthyer në Kosovë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi.

Ai përmend marrëveshjen në Ohër që nuk u nënshkrua në pala serbe ani pse Kurti ishte i gatshëm për nënshkrim.

“Kosova dhe Serbia janë pajtuar në Bruksel për një marrëveshje normalizimi dhe në Ohër për aneksin e radhës së punës për zbatimin e saj. Kjo ka ndodhur në shkurt dhe në mars të vitit të kaluar! Por as marrëveshja dhe as aneksi nuk u nënshkruan nga pala serbe, saktësisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ne e kujtojmë atë skenë përgjigjeje nga ana e kryetarit të shtetit serb, kur thoshte se “Dorën e djathtë e kam të sëmurë edhe për katër vitet e ardhshme”! Ishte një tallje cinike me të dyja ato dokumente, para së gjithash me BE-në dhe me ndërmjetësit e pranishëm, Borrell, Jajçak dhe Escobar. Në Ohër ishte i pranishëm edhe Aleks Sorosi. Nuk e di pse! Dhe nuk dihet nëse kishte ardhur ta inkurajonte ose jo Aleksandër Vuçiq në refuzimin e tij për nënshkrim”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që konfirmimi që Borrell mori nga 227 kryetarët e shteteve dhe kryministrëve të BE-së nuk vlen është vetëm lëvizje hipokrite.

Image

Enver Bytyçi

“Por ama kryeministri i Kosovës, zoti Kurti, ishte i gatshëm t’i nënshkruante ato dokumente. Pavarësisht kësaj ndërmjetësit europianë thanë se edhe premtimi verbal vlen për BE-në. Me qëllim që ta legjitimonin marrëveshjen dhe aneksin për zbatimin e saj Borrell mori konfirmimin e 27 kryetarëve të shteteve dhe kryeministrave të BE-së. Por sa vlen ky konfirmim? Për mendimin tim është thjesht një lëvizje hipokrite, sepse Këshilli Europian nuk ka tagër t’i imponohet Serbisë. Thjesht mund ta bllokojë ne rrugën e integrimeve europiane. Por edhe kjo vështirë se do të ndodhë, sa kohë që Franca është lokomotivë e BE-së”, thotë ai.

Taktika e Vuçiqit

Nga ana tjetër profesori thekson që për shkak të arsyjeve më nalt të cekura Vuçiq nuk nënshkruan marrëveshjen në Bruksel.

Kjo është arsyeja kryesore pse Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen e Brukselit dhe aneksit e Ohrit. Ai e di se nënshkrimi është obligim, premtimi nuk është obligim. Madje premtimi është një gënjeshtër serbe e radhës për arsye “patriotike”, siç thoshte Dobrica Çosiq. Një rrenë në mënyrë kreative, me të cilën kreu i shtetit të Serbisë mburret! A e shihni si ua hodha atyre të BE-së! Kështu do të mburret ai. Dhe më pas do të justifikohet me krenari se “Unë gënjeva për të mbrojtur interesat e Serbisë”! Dhe e dini se si i mbron ai në këtë rast interesat e vendit të tij? Duke fituar kohë në protje të Godosë ose të Uliksit. Pra në pritje të një kohe më të mirë e më të favorshme për Serbinë e Rusinë.

Nëse vjen kjo kohë, Vuçiq synon të rivendosë sovranitetin serb mbi Kosovën. Këtë taktikë e ka ndjekur ai që kur bashkë me Milosheviçin aranzhuan ndërhyrjen e forcave ruse dhe pushtimin prej tyre të aeroportit të Prishtinës më 10-11 qershor 1999. Ata nënshkruan në Kumanovë të largohen prej Kosove. Por ndërkohë i kërkuan Rusisë të zevendësonte trupat serbe me trupat e saj në Kosovë. Besoj se ju kujtohet kjo tentativë pët ta ruajtur Kosovën nën sovranitetin e Serbisë, edhe pse nënshkruan kapitullimin në Kumanovë”, shpjegon ai.

Ratifikimi i marrëveshjes në parlamentin serb do të thoshtë obligim ndërkombëtar

Në bised e sipër profesori thotë që nënshkrimi do të thotë njohje ndërkombëtare dhe për këtë arsyje Vuçiq nuk e bën këtë gjë.

Pikërisht me këtë strategji Serbia veproi në diskutimet për statusin e Kosovës dhe gjatë gjithë kohës së bisedimeve dhe dialogut të diktuar nga OKB e deleguar te BE. Gjithmonë kanë kërkuar sovranitet në Kosovë. Prandaj dhe qeveria dhe institucionet e Kosovës janë përqëndruar këto vitet e fundit që të përforcojnë këtë sovranitet. Një kërkesë që u bë nga Tirana për të lëshuar një milimetër sovranitet se “nuk bëhet hataja” e ka pikërisht këtu zanafillën. Te përmbushja e orekseve të Serbisë për ta sunduar s[ërishmi territorin e Kosovës. Kjo është arsyeja pse Vuçiq nuk nënshkruan.

Nënshkrimi do të thoshte njohje ndërkombëtare e Kosovës. Nënshkrimi do të duhej të ratifikohej në parlamentin e Serbisë, po ashtu të Kosovës. Por fjala është për Serbinë. Ratifikimi i marrëveshjes në parlamentin serb do të thoshtë obligim ndërkombëtar për te respektuar vullnetin e Kosovës për pavarësi, shtetësi dhe sovranitet e integritet territorial në të gjithë territorin. Si mund ta pranojë diçka të tillë një president si Aleksandër Vuçiq, i cili vazhdimisht ka luftuar me të gjitha mjetet e forcat e tij për t’u rikthyer në Kosovë ose për ta ndarë territorin e saj midis Serbisë dhe Shqipërisë”, shprehet ai.

Kërkesa e profesorit është që Kosova të mos lëshoj asnjë milimetër territor e sovranitet.

Me këtë rast dua të them se qeveria dhe institucionet e Kosovës nuk duhet të lëshojnë asnjë milimetër territor e sovranitet. Kjo vlen edhe për pëerdorimin e dinarit serb në Kosovë. Nëse miqtë dhe aleatët e Kosovës duan që shteti dhe institucionet e Kosovës të lëshojnë përkohësisht në sovranitetin e tyre shtetëror, atëherë duhet një garanci minimale. Kjo garanci do të ishte që ta detyronin presidentin e Serbisë që të nënshkruantë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Pa nënshkrimin e këtyre dy dokumenteve dhe ratifikimin e tyre, Serbia nuk ka obligim për të respektuar sovranitetin shtetëror të Kosovës. Sa kohë që ajo nukl është e gatshme ta respektojë këtë sovranitet, aq kohë nuk mund të bëhet asnjë lëshim për të lëshuar në këtë drejtim”, tha ai.

Profesori thotë në fund që kërkesa e zotit Kurti që Vuçiq ta nënshkruajë atë marrveshje dhe aneksin e saj i ndihmon më pas dialogut të brendshëm për të shkuar hap pas hapi në ushtrimin praktik të sovranitetit shtetëror.

Kërkesa e zotit Kurti që Vuçiq ta nënshkruajë atë marrveshje dhe aneksin e saj i ndihmon më pas dialogut të brendshëm për të shkuar hap pas hapi në ushtrimin praktik të sovranitetit shtetëror të Kosovës në të gjithë territorin e saj. Ndryshe lëshimet do të shiheshin si dobësi dhe inkurajim i Beogradit për t’u rikthyer në Kosovë sërishmi si pushtues e dhunues”, përfundoi profesori Bytyçi për “Bota sot”.

Read Entire Article