Talat Xhaferi kryeministër i RMV, Hasani: Besimplotë se do të përmbushë angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar

8 months ago 6
16:29 28/01/2024

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në një postim në rrjetin social “X” i ka uruar suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në postim Hasani thekson se është besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar.

“Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, shkruhet në postimin e ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme./tvklan.al

Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut!

Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike,… pic.twitter.com/EfwnezJcTQ

— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) January 28, 2024

Të ngjashme

Read Entire Article