Talibanët urdhërojnë mbylljen e salloneve të bukurisë në Afganistan

1 year ago 26
Reklamë

Talibanët kanë urdhëruar që sallonet e flokëve dhe bukurisë në Afganistan të mbyllen në kufizimin e fundit me të cilin përballen gratë.

Një zëdhënës tha për BBC që duke filluar nga 2 korriku kur ata u informuan për herë të parë për masën, kanë një muaj kohë për të pranuar rregullin e ri.

Liritë e grave janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021.

Ata kanë ndaluar vajzat dhe gratë adoleshente nga klasat, palestrat dhe parqet, dhe së fundmi madje i kanë ndaluar të punojnë për Kombet e Bashkuara.

Talibanët gjithashtu kanë dekretuar që gratë duhet të vishen në një mënyrë që të zbulojnë vetëm sytë e tyre dhe duhet të shoqërohen nga një i afërm mashkull nëse ato udhëtojnë më shumë se 72 km.

Kufizimet kanë vazhduar pavarësisht dënimit dhe protestave ndërkombëtare nga gratë, si dhe nga aktivistët që flasin në emër të tyre.

Mbyllja e salloneve të bukurisë ishte pjesë e një game të gjerë masash të vendosura nga talebanët kur ata ishin në pushtet për herë të fundit midis viteve 1996 dhe 2001. Por ato u rihapën në vitet pas pushtimit të Afganistanit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2001.

Duke reaguar ndaj mbylljes së re, një grua afgane duke folur në mënyrë anonime i tha BBC-së: “Talibanët po ua marrin grave afgane të drejtat më themelore të njeriut. Po shkelin të drejtat e grave, me këtë vendim tani po i privojnë gratë që t’i shërbejnë një gruaje tjetër. Kur e mora vesh lajmin u trondita plotësisht.

Sallonet e bukurisë mbetën të hapura edhe pasi talebanët rimorën pushtetin dy vjet më parë pas tërheqjes së forcave amerikane. Por vitrinat e dyqaneve shpesh mbuloheshin dhe imazhet e grave jashtë salloneve ishin lyer me spraj për të fshehur fytyrat e tyre.

Qeveria talebane nuk ka shpjeguar se çfarë e shtyu ndalimin, ose cilat alternativa, nëse ka, do të ishin në dispozicion për gratë pasi sallonet të mbylleshin.

Një tjetër grua afgane, e cila kërkoi të mos përmendet, tha se miqtë e saj kishin konfirmuar mbylljen e salloneve të flokëve në Kabul dhe gjetkë. “Është një lajm më tronditës për gratë afgane”, tha ajo për BBC. “Dola dhe pashë që të gjitha sallonet në lokalitetin tim ishin të mbyllura”.

Top Channel

Read Entire Article