Task Forcë për kontrollin e plazheve

9 months ago 7
15:46 28/12/2023

Sanksione për ndotësit e vijës bregdetare

Pavarësisht se 2023 ishte viti i bumit turistik, problemi i derdhjes se ujërave të ndotura në det nga bizneset në zonat bregdetare ka qenë shqetësim për plazhet e vendit. Për këtë arsye, qeveria ka kaluar në mbledhjen e kësaj të enjte një akt normativ për ngritjen e një Task Force që do të inspektojë dhe sanksionojë abuzuesit.

Mirela Kumbaro: Një kontroll të rreptë në të gjithë territorin në bashkëpunim me të gjitha subjektet, do të duhet të bëjnë akoma më shumë për përmirësimin e shërbimit.

Një tjetër vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave është dhe ai për thjeshtimin e procedurave për lëshimin e lejeve mjedisore, një prej të cilave dhe ulja e kohës për pajisjen me këtë dokument.

Mirela Kumbaro: Nga rreth 60 ditë në vetëm 25 ditë.

Ministrja Kumbaro pranon se në qeveri ka mbërritur nga Kuvendi për sugjerime projektligjin e hartuar nga një grup deputetësh socialistë që synon të ndryshojë listën e zonave të mbrojtuara.

Mirela Kumbaro: Opinioni i qeverisë shqiptare do t’i dërgohet Kuvendit në javët që vijmë.

Ndryshimi i këtij ligji është kërkuar nga pushteti lokal që kërkon të shtrijë projektet zhvilluese të qyteteve. Por kryeministri ka deklaruar se do të shikohet me kujdes që të ketë një balancë mes kësaj kërkese të kryebashkiakëve dhe mbrojtjes së natyrës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article