Tatimet nuk janë gati/ Kërkohet të shtyhet afati i nisjes së deklarimeve online

7 months ago 25
Reklamë

Administrata Tatimore nuk është ende gati që të vërë në zbatim të plotë detyrimet që rrjedhin nga ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat.

Në komisionin e ekonomisë u miratua akti normative që shtyn në kohë ndryshimet në disa deklarata tatimore për individët. Zbatimi i tyre parashikohet të nisë vitin e ardhshëm

 “Edhe pse sistemi I ri nuk u arrit në kohë do të shtyjmë në kohë vetëm disa procese, por në thelb nuk prek elementët thelbësorë të ligjit dhe nuk krijon problematika. Vetëm për 2024-ën do të përdoren formularët dhe përgjegjësia tatimore e tatimit të thjeshtëzuar të fitimit, tatim-fitimit dhe tatimit në burim shoqëruar me listëpagesën”, tha zv.ministrja e Financave, Vasilika Vjero.

Sipas zyrtarëve të Financave pavarësisht se janë nxjerrë në kohë aktet normative që bëjnë të mundur zbatimin e ligjit ka pasur problematika të shumta në lidhje me sistemet e informatizuara të Tatimeve.

 “Do duhej infrastruktura e nevojshme që do i bënte akteve nënligjore në funksion të sistemin informatik të QKB, por dhe te Tatimet. Kemi miratuar në kohë aktet nënligjore, por ka pasur vonesa në implementimin e tyre në dy sistemet.  Duheshin edhe disa investime shtesë sa I takon kapaciteteve në hardëare në sistemin e administratës tatimore, kapacitet që datojnë prej 2013-ës dhe kanë nevojë për tu përmirësuar pasi sistemi informatik i tatimeve ndërvepron me shumë platforma të tjera.  Për shkaqe të mosrealizimit në kohë të procedurave të prokurimit dhe ankesave të vazhdueshme është bërë I pamundur sistemi I vitit 2023 që do të bënte të mundur zbatimin e plotë të ligjit”, theksoi Vjero.

Ndërkohë deri në 20 shkurt individët e vetëpunësuar dhe tregtarë gati 28 mijë subjekte kanë afatin e pagesës për këstet paraprake të tatim-fitimit me normat 15-23%.  

Top Channel

Read Entire Article